Guidë detajuare

SHPK — Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar në Shqipëri

Valbona Xhanaj, Konsulente Tatimore & Doganore e çertifikuar nga IKM, me mbi 30 vjet përvojë me përvojë në themelimin dhe menaxhimin e SHPK-ve, ju shpjegon çdo aspekt — nga regjistrimi fillestar deri te detyrimet tatimore dhe menaxhimi financiar.

Dëgjoje këtë udhëzues Narracion me zë
Lexuar me zë të automatizuar
Permbajtja
  1. Çfarë është SHPK-ja dhe avantazhet e saj
  2. Si të themeloni SHPK-në — hapat praktikë
  3. Detyrimet tatimore dhe kontabël të SHPK-së

Çfarë është SHPK-ja dhe avantazhet e saj

SHPK (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar) është forma juridike më e popullarizuar dhe e rekomanduar për bizneset në Shqipëri. Avantazhet kryesore:

  • Përgjegjësia e ortakut kufizohet në kapitalin e kontribuar — pasuria personale (shtëpia, kursimet) mbrohet nga detyrimet e biznesit
  • Mundësia e themelimit me vetëm 1 ortak (SHPK njëpersonëshe) sipas Ligjit nr. 9901/2008 "Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare" (neni 70)
  • Kapitali minimal vetëm 100 lekë (neni 70) — akses i lehtë
  • Fleksibilitet i plotë në menaxhim, shpërndarje fitimi dhe strukturë
  • Kreditibilitet më i lartë se personi fizik tek bankat, furnitorët dhe partnerët
  • Mundësia e pranimit të ortakëve ose investitorëve të rinj pa ndryshuar formën juridike

Krahasuar me personin fizik, SHPK-ja ofron mbrojtje ligjore, besueshmëri dhe mundësi zhvillimi. Ne rekomandojmë SHPK-në për shumicën e bizneseve të vogla dhe mesme që kanë ambicie rritjeje.

Si të themeloni SHPK-në — hapat praktikë

  1. Kontrolloni paraprakisht emërtimin e propozuar në QKB (duhet të jetë unik kombëtarisht)
  2. Hartoni aktin e themelimit dhe statutin me ndihmën e noterit ose avokatit
  3. Hapni llogarinë bankare për kapitalin themeltar (minimumi 100 lekë, por shuma realiste rekomandohet)
  4. Regjistrohuni pranë QKB-së — online nëpërmjet e-Albania ose pranë sporteleve fizike
  5. Merrni NIPT-in (Numri i Identifikimit të Personit të Tatueshëm) — automatikisht me regjistrimin
  6. Regjistrohuni pranë DPT-së (tatime) dhe ISSH-së (sigurime) nëse keni punonjës
  7. Merrni certifikatën e fiskalizimit nëpërmjet selfcare.tatime.gov.al

Kostoja totale e themelimit: rreth 30,000–50,000 lekë (noter + tarifa QKB + shërbimi kontabël). Afati: 1–3 ditë pune me dokumentacion të plotë. Ne menaxhojmë çdo hap dhe siguroj hapjen e rregullt dhe të plotë të SHPK-së.

Detyrimet tatimore dhe kontabël të SHPK-së

SHPK-ja ka këto detyrime tatimore dhe kontabël të rregullta:

  • Tatim mbi fitimin sipas Ligjit nr. 29/2023 (0% nëse xhiroja < 14 milionë lekë deri më 31.12.2029, pastaj 15% mbi fitimin neto)
  • TVSH (nëse xhiroja > 10 milion lekë — deklaratë mujore deri datën 14)
  • Kontribute sigurimesh (nëse ka punonjës — deklaratë mujore deri datën 20)
  • Tatim në burim mbi dividendë (8%) dhe shërbime profesionale (Ligji nr. 29/2023, neni 33)
  • Deklarata tatimore mujore (TVSH, kontribute) dhe vjetore (tatim fitimi)
  • Pasqyra financiare vjetore dorëzuar pranë QKB-së brenda 31 marsit
  • Libra shitjesh dhe blerjesh të plota me fatura të fiskalizuara

SHPK-ja duhet të mbajë kontabilitet të plotë dhe të rregullt — jo vetëm regjistrim i thjeshtë i të ardhurave. Gabimet ose vonesat sjellin gjoba administrative. Ne ofrojmë paketë të plotë kontabiliteti për SHPK duke garantuar pajtueshmëri të plotë.

Pyetje të shpeshta

Disponueshme në anglisht

Read this guide in English for international context and practical tips for expats & foreign investors.

Read in English →

Lexo gjithashtu

Dërgoni pyetjen · €30
Konsultë me shkrim · €30

Dërgo pyetjen

Ju kthehemi me email ose WhatsApp, zakonisht brenda një dite pune.

Këshillë eksperti për rastin tuaj. Paguani vetëm një herë, pa abonim.

Valbona Xhanaj
Valbona Xhanaj
Konsulente tatimore dhe doganore
  • Përgjigje zakonisht brenda një dite pune
  • Kërkesa shqyrtohet nga specialisti përkatës
  • €30 zbriten nëse vazhdojmë bashkëpunimin.