Ligji për OJF-të — Kuadri Ligjor i Organizatave Jofitimprurëse
Valbona Xhanaj, Konsulente Tatimore & Doganore e çertifikuar nga IKM, me mbi 30 vjet përvojë me përvojë në shërbimin e OJF-ve, analizon kuadrin ligjor që rregullon organizatat jofitimprurëse në Shqipëri.
Permbajtja
Ligji nr. 8788/2001 — dispozitat kryesore
Ligji bazë për OJF-të në Shqipëri (i ndryshuar) rregullon forma juridike kryesore: Shoqata (bashkim personash për qëllim të përbashkët, minimumi 5 anëtarë themelues), Fondacioni (pasuri e dedikuar një qëllimi, 1 ose më shumë themelues, pa anëtarësi), dhe Qendra (ofrimi i shërbimeve për komunitetin). Themelimi kërkon: akt noterial dhe regjistrim në regjistrin e OJF-ve pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (Ligji 80/2021, nëpërmjet e-Albania) — jo në QKB.
Organet e detyrueshme drejtuese: Asambleja e Përgjithshme (organi suprem, voton çdo vendim strategjik), Bordi Drejtues/Mbikëqyrës (menaxhon aktivitetin ditor), Drejtori Ekzekutiv (përfaqëson OJF-në). Raportimi vjetor pranë regjistrit elektronik të OJF-ve (aktiviteti + pasqyrat financiare), nëpërmjet e-Albania (Ligji 80/2021), është i detyrueshëm — mosraportimi sjell pezullim automatik. Shpërbërja mund të bëhet me vendim të asamblesë ose me vendim gjyqësor. Ligji garanton autonominë dhe lirinë e veprimtarisë jofitimprurëse.
Regjimi tatimor i OJF-ve
OJF-ja gëzon trajtim tatimor të favorshëm, por me kufizime specifike: të ardhurat nga donacionet, grantet dhe kuotat e anëtarësisë — të përjashtuara nga tatimi mbi fitimin. Të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (shërbime, shitje, qira e hapësirave) — të tatueshme me normën standarde 15%, si çdo biznes tjetër.
TVSH: furnizimet jofitimprurëse (aktiviteti kryesor misionor) janë të përjashtuara; veprimtaria ekonomike i nënshtrohet TVSH-së standarde nëse kalon kufirin e regjistrimit (10 milion lekë). Sponsorizimet: biznesi sponsor mund të zbresë deri 3% të fitimit para tatimit si shpenzim i njohur; norma 5% zbatohet vetëm për aktivitete sportive, kulturore, letrare, kërkimore-shkencore dhe artistike (Ligji 29/2023, i ndryshuar). Kontributet shoqërore: detyrueshme për çdo punonjës të punësuar. Ne optimizojmë trajtimin tatimor dhe siguroj përputhshmëri ligjore.
Detyrimet e raportimit dhe transparenca
OJF-ja ka detyrime të rëndësishme raportimi: dorëzim i raportit vjetor pranë regjistrit elektronik të OJF-ve (Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nëpërmjet e-Albania — brenda 31 marsit — aktiviteti i kryer + pasqyrat financiare), deklarim tatimor pranë DPT-së nëse OJF-ja ka të ardhura tatimore, zbatim i standardeve kontabël (SKK), dhe ruajtje e dokumenteve financiare për 10 vjet.
Donatorët ndërkombëtarë (fondacione, BE, agjensi të huaja) kërkojnë shtesë: auditime periodike nga auditues i pavarur, raportim sipas standardeve ndërkombëtare (IFRS for NPOs), menaxhim të veçantë të fondeve sipas projekteve me llogari analitike, dhe transparencë mbi shpenzimet administrative (overhead). Mospërputhja me detyrimet sjell: gjobë sipas ligjit në fuqi, humbje e statusit të personit të interesit publik, dhe dëmtim i reputacionit me donatorët. Ne sigurojmë raportim transparent, të saktë dhe në kohë.