Guidë detajuare

Ide Biznesi — Si të Filloni Biznesin Tuaj në Shqipëri

Valbona Xhanaj, Konsulente Tatimore & Doganore e çertifikuar nga IKM, me mbi 30 vjet përvojë në mbështetjen e bizneseve të reja, ofron këshilla praktike për ndërmarrësit që duan të fillojnë biznesin e tyre — nga ideja deri te plani financiar.

Dëgjoje këtë udhëzues Narracion me zë
Lexuar me zë të automatizuar
Permbajtja
  1. Ide biznesi për Shqipërinë — sektorët me potencial
  2. Plani i biznesit — si ta shkruani
  3. Financimi i biznesit të ri

Ide biznesi për Shqipërinë — sektorët me potencial

Sektorët me potencial rritjeje në Shqipëri, ideale për ndërmarrës që duan të regjistrojnë biznes të ri:

  • Turizëm dhe hotelier — Shqipëria po tërheq gjithnjë më shumë vizitorë ndërkombëtarë
  • Shërbime dixhitale (programim, marketing dixhital, outsourcing) — kosto e ulët punë, talente të reja
  • Agrobiznes dhe prodhim ushqimor — mundësi eksporti dhe stimuj qeveritarë
  • Tregti elektronike — rritje e shpejtë e blerjes online
  • Shërbime profesionale (kontabilitet, ligjore, konsulencë) — kërkesë e vazhdueshme
  • Energji e rinovueshme — stimuj fiskalë dhe grante nga BE
  • Arsim privat dhe kurse profesionale — kërkesë e lartë

Shumë nga këto ide mund të fillojnë si biznes i vogël me kosto minimale. Ne ndihmojmë ndërmarrësit e rinj me planifikimin financiar dhe llogaritjen e investimit fillestar.

Plani i biznesit — si ta shkruani

Plani i biznesit duhet përmbajë këto seksione thelbësore:

  1. Përmbledhja ekzekutive — ideja, tregu target, avantazhi konkurrues dhe parashikimi financiar (1–2 faqe)
  2. Analiza e tregut — madhësia, konkurrenca, segmentet e klientëve dhe prirjet e sektorit
  3. Produkti/Shërbimi — përshkrimi i detajuar, çmimi, diferencimi nga konkurrenca
  4. Plani i marketingut — kanalet e shitjes, strategjia dixhitale, buxheti i marketingut
  5. Plani operacional — vendndodhja, pajisjet e nevojshme, furnitorët
  6. Ekipi — themeluesit, ekspertiza, punonjësit e planifikuar
  7. Plani financiar — investimi fillestar, parashikimet e të ardhurave për 3 vite, pika e balancimit (break-even)
  8. Analiza e rreziqeve — skenarët e mundshëm dhe planet e emergjencës

Bankat dhe investitorët kërkojnë plan biznesi të detajuar para çdo financimi. Menaxhimi financiar i mirë fillon me një plan solid. Ne ndihmojmë me pjesën financiare dhe me regjistrimin ligjor të biznesit.

Financimi i biznesit të ri

Burimet kryesore të financimit për biznesin e ri:

  • Kursime personale — mënyra më e zakonshme, pa interes
  • Kredi bankare — kërkon plan biznesi, kolateral dhe histori financiare; interesi mesatar 6–10%
  • Programet e qeverisë — fondi i ndërmarrësisë, grante për biznese startup nëpërmjet AIDA-s
  • Fondet e BE-së — nëpërmjet programeve IPA, Horizon etj.
  • Investitorë private (angel investors) — rrallë në Shqipëri por në rritje
  • Mikrokreditë — për biznese shumë të vogla, deri në 2,000,000 lekë

Para se të kërkoni financim: përgatitni planin e biznesit, llogaritni kapitalin e nevojshëm, dhe konsultohuni me kontabilistin për strukturimin e biznesit. Ne ndihmojmë me parashikimet financiare dhe menaxhimin financiar që nga dita e parë.

Pyetje të shpeshta

Lexo gjithashtu

Dërgoni pyetjen · €30
Konsultë me shkrim · €30

Dërgo pyetjen

Ju kthehemi me email ose WhatsApp, zakonisht brenda një dite pune.

Këshillë eksperti për rastin tuaj. Paguani vetëm një herë, pa abonim.

Valbona Xhanaj
Valbona Xhanaj
Konsulente tatimore dhe doganore
  • Përgjigje zakonisht brenda një dite pune
  • Kërkesa shqyrtohet nga specialisti përkatës
  • €30 zbriten nëse vazhdojmë bashkëpunimin.