Numrat që Kontabilisti Juaj Duhet t'ua Tregojë — Por Ndoshta Nuk e Bën
Valbona Xhanaj, Konsulente Tatimore & Doganore e çertifikuar nga IKM, me mbi 30 vjet përvojë dhe konsulente financiare në Tiranë, zbulon treguesit financiarë që shumica e kontabilistëve nuk ua raportojnë pronarëve — dhe pse mungesa e tyre ju lë të vendosni në errësirë.
Permbajtja
Marzhi i fitimit nën 5% — sinjali i rrezikut që askush nuk jua tregon
Marzhi i fitimit neto tregon sa lekë fitim mbeten nga çdo 100 lekë xhiro pas shpenzimeve dhe tatimeve. Formula: (fitimi neto / xhiroja) x 100. Bizneset e shëndetshme në Shqipëri lëvizin midis 8-20% varësisht sektorit.
Kur marzhi bie nën 5%, biznesi operon në zonën e rrezikut — çdo rritje çmimesh nga furnitorët, çdo vonesë arkëtimi, çdo shpenzim i papritur e kthen biznesin në humbje. A e dini marzhin tuaj të muajit të fundit? Nëse kontabilisti nuk jua ka thënë — kjo vetë është problem. Jo sepse nuk e di — por sepse nuk e konsideron detyrën e tij t'jua tregojë.
Raporti i likuiditetit nën 1.0 — biznesi juaj nuk mbulon borxhet e muajit
Raporti i likuiditetit (aktivet korente / detyrimet korente) tregon nëse biznesi mund të paguajë çfarë ka datyrë brenda 30 ditëve. Raporti ideal: 1.5-2.0. Nën 1.0? Biznesi juaj ka më shumë borxhe afatshkurtra se aftësi paguese — edhe nëse pasqyrat tregojnë fitim.
Ky numër ndryshon çdo muaj. Bizneset që nuk e monitorojnë e zbulojnë problemin kur bëhet krizë: nuk dalin pagat, nuk paguhen sigurimet (gjobë 10,000 lekë + kamatë-vonesë), furnitori kërkon paratë. Sistemi i Mbrojtjes Tatimore monitoron likuiditetin çdo muaj dhe sinjalizon 60 ditë para krizës.
Break-even — numri që tregon nëse po punoni falas
Break-even tregon xhiron minimale mujore për të mbuluar kostot fikse: qera, paga, sigurime, kontabilitet. Formula: kostot fikse / marzhi i kontributit. Nëse xhiroja e muajit bie nën këtë numër, çdo ditë pune është ditë humbje.
Shumica e pronarëve nuk e dinë break-even-in e tyre. Punojnë, shesin, lodhen — por nuk dinë nëse muaji po mbyllet me fitim apo humbje. E mësojnë kur kontabilisti përgatit bilancin vjetor — 6-12 muaj vonë. Deri atëherë, paratë janë shpenzuar. A e dini sot cili është break-even-i juaj mujor?