Guidë detajuare

QuickBooks në Shqipëri: Vlerësim i Sinqertë për Bizneset Shqiptare (2026)

Permbajtja
  1. Çfarë është QuickBooks dhe Si Funksionon
  2. Problemi i Parë dhe Kryesor: Fiskalizimi
  3. Krahasimi i Detajuar: QuickBooks vs Alternativat Shqiptare
  4. QuickBooks vs Financa 5: Krahasim i Drejtpërdrejtë
  5. Kur ka Kuptim QuickBooks në Shqipëri
  6. Alternativat e Rekomanduara për Bizneset Shqiptare
  7. Vendimi Final: A duhet të Instaloni QuickBooks?

Çfarë është QuickBooks dhe Si Funksionon

QuickBooks është produkt i Intuit Inc., kompanie teknologjike amerikane e themeluar në 1983. Është softueri i kontabilitetit me bazën më të madhe të klientëve të vegjël dhe të mesëm në botë, i pranishëm kryesisht në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe Indi.

Versioni kryesor sot është QuickBooks Online, një platformë cloud me abonim mujor. Versioni desktop (QuickBooks Desktop) po tërhiqet nga tregu; Intuit ka ndaluar shitjen e abonimeve të reja të tij që nga 2024 në shumë tregje.

QuickBooks Online ofron katër paketa:

  • Simple Start: $30/muaj (faturim bazë, gjurmim shpenzimesh, raporte bazë)
  • Essentials: $60/muaj (shton pagesat e furnitorëve dhe multi-currency)
  • Plus: $90/muaj (shton inventarin, qendrat e projekteve)
  • Advanced: $200/muaj (automatizim, raporte të avancuara)

Programi është i mirë për atë çfarë bën: kontabilitetin e brendshëm sipas US GAAP, lidhjen me bankat anglo-amerikane, faturimin në anglisht dhe dollarë, raportet e menaxhimit. Por tregjet që synon kryesisht janë tregjet anglo-saksone. Shqipëria nuk figuron askund në strategjinë e Intuit. Nuk ka distributor zyrtar shqiptar, nuk ka ndërfaqe shqip dhe nuk ka asistencë lokale.

Problemi i Parë dhe Kryesor: Fiskalizimi

Ky është problemi që mbyll debatin për shumicën e bizneseve shqiptare.

Që nga viti 2021, Ligji Nr. 87/2019 "Për Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit" kërkon që çdo faturë e lëshuar në Shqipëri të fiskalizohet në kohë reale. Kjo do të thotë se çdo faturë duhet të dërgohet te Platforma Qendrore e Faturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe të marrë kodet NIVF/NSLF brenda sekondave.

QuickBooks nuk është i certifikuar nga AKSHI dhe DPT. Nuk komunikon me Platformën Qendrore të Faturave. Nuk gjeneron kode NIVF/NSLF.

Pasoja është e qartë: nëse lëshoni fatura përmes QuickBooks si programin tuaj të faturimit, ato fatura nuk kanë vlerë ligjore në Shqipëri. Gjobat arrijnë vlerën e plotë të faturës. Kontrolli fiskal mund të identifikojë mospërputhjet mes xhiros bankare dhe faturave të raportuara.

Zgjidhja teorike është të mbani dy sisteme paralele: QuickBooks për kontabilitetin e brendshëm dhe një program tjetër të certifikuar (Financa 5, devPOS, Bills.al, etj.) për faturimin fiskal. Ky rregullim funksionon teknikalja, por krijon punë të dyfisht dhe kosto shtesë të konsiderueshme. Praktikisht, shumica e kontabilistëve shqiptarë nuk e rekomandojnë si qasje parësore.

Krahasimi i Detajuar: QuickBooks vs Alternativat Shqiptare

Këtu janë gjashtë kriteret kryesore për të vlerësuar çdo software kontabiliteti në kontekstin shqiptar.

Kriteri 1: Pajtueshmëria me Ligjin Fiskal Shqiptar

Ky kriter është themelor dhe eliminues. Çdo softuer kontabiliteti që operon në Shqipëri duhet ose të jetë i certifikuar nga AKSHI dhe DPT për fiskalizim, ose të integrohet me një program të certifikuar.

SoftwareCertifikuar nga AKSHI/DPTFiskalizon faturaIntegrim me PQF
QuickBooks OnlineJoJoJo
Financa 5PoPoPo
Alpha BusinessPoPoPo
BilancPoPoPo
devPOS/DevBooksPoPoPo

QuickBooks dallon si i vetmi pa certifikim. Nëse biznesi juaj është i detyruar ligjërisht të lëshojë fatura fiskale në Shqipëri, ky kriter vetëm mjafton si arsye për të zgjedhur alternativë lokale.

Kriteri 2: Plani Kontabël dhe SKK

Kontabilistët shqiptarë punojnë me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK), që miratohen nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit. SKK-ja ka planin e vet kontabël të strukturuar: klasa 1 (aktive afatgjata), klasa 2 (aktive afatshkurtra), klasa 3 (kapitali), klasa 4 (detyrimet), klasa 5 (të ardhurat), klasa 6 (kostot direkte), klasa 7 (shpenzimet) dhe klasa 8 (rezultati).

QuickBooks gjenerohet me planin kontabël të US GAAP. Nuk ka SKK template të gatshëm. Kontabilisti duhet ta ndërtojë manualisht të gjithë planin kontabël shqiptar nga zero, duke emërtuar çdo llogari, vendosur hierarkinë dhe kategoritë e raportimit. Ky proces merr ditë pune dhe lë hapësirë për gabime.

Financa 5, Alpha Business dhe Bilanc ngarkohen me planin kontabël SKK gati nga instalimi. Biznesi fillon të punojë menjëherë, pa punë paraprake mbi strukturën e llogarive.

Kriteri 3: Deklaratat Tatimore (TVSH, TAP, Fitimi)

Bizneset shqiptare kanë detyrime tatimore mujore dhe vjetore specifike me formate të fiksuara nga DPT:

  • Deklarata e TVSH-së: dorëzohet deri më 14 të çdo muaji në efiling.tatime.gov.al
  • TAP (Tatimi mbi të Ardhurat Personale) dhe sigurimet shoqërore: listëpagesa mujore, formati E-SIG 025
  • Tatim mbi fitimin: deklarata vjetore sipas SKK
  • Pasqyrat financiare vjetore: Bilanci, PASH, Cash Flow sipas formateve zyrtare DPT

QuickBooks nuk gjeneron asnjë prej këtyre formularëve. Nuk ka integrim me efiling.tatime.gov.al. Kontabilisti duhet t'i rishkruajë manualisht të gjitha të dhënat nga QuickBooks në formate të tjera, me rrezikun e gabimeve të transfertës dhe humbjen e kohës.

Financa 5 gjeneron direkt skedarin e TVSH-së gati për ngarkim në eFiling. Eksporton formatin E-SIG 025 për TAP dhe sigurimet shoqërore. Prodhon pasqyrat financiare sipas formateve zyrtare. Ky automatizim kursen orë pune çdo muaj dhe eliminon gabime transkriptimi.

Kriteri 4: Integrimi me Bankat Shqiptare

QuickBooks Online ka funksion bank feed, lidhjen automatike me llogarinë bankare për importimin e transaksioneve. Por ky funksion funksionon vetëm me bankat partnere, kryesisht anglo-amerikane (Chase, Bank of America, Barclays, etj.).

Bankat kryesore shqiptare si BKT, Raiffeisen Bank Albania, Credins Bank, OTP Albania dhe Intesa Sanpaolo Albania nuk kanë API connection me QuickBooks. Nuk ka bank feed automatik. Kontabilisti duhet të eksportojë manualisht ekstraktet bankare nga portali i bankës dhe t'i importojë si CSV, me rrezikun e gabimeve dhe vonesave.

Disa alternativa lokale si Bilanc Web ofrojnë rakordim bankar me ekstraktet e bankave shqiptare. Financa 5 ka funksion rakordimi bankar me importim manual, por të strukturuar sipas formateve lokale.

Kriteri 5: Çmimi dhe Kostoja Totale

QuickBooks Online kushton në dollarë amerikanë. Me kursin aktual (rreth 110 ALL/USD), kostoja vjetore është:

  • Simple Start ($360/vit): rreth 39,600 ALL/vit
  • Essentials ($720/vit): rreth 79,200 ALL/vit
  • Plus ($1,080/vit): rreth 118,800 ALL/vit

Por kjo është vetëm fillimi. Meqë QuickBooks nuk mbulon fiskalizimin, duhet të shtoni koston e një softueri tjetër të certifikuar. Bills.al kushton 84 EUR/vit (rreth 10,000 ALL); devPOS dhe EasyPos variojnë nga 15,000 deri në 50,000 ALL/vit sipas paketës; Financa 5 Standard kap 30,000-50,000 ALL/vit.

Kostoja reale totale e QuickBooks Plus + software fiskalizimi arrin 70,000 deri në 170,000 ALL/vit. Kjo është 2 deri në 3 herë kostoja e Financa 5 Standard (30,000-50,000 ALL/vit gjithëpërfshirëse) e cila mbulon si kontabilitetin ashtu edhe fiskalizimin. Për bizneset shqiptare, QuickBooks është opsioni më i shtrenjtë që ofron pajtueshmëri ligjore me shumë punë manuale shtesë.

Kriteri 6: Kontabilistët dhe Ekosistemi Lokal

Ky kriter neglizhohet shpesh, por ka pasoja praktike serioze mbi vazhdimësinë e biznesit.

Kontabilistët shqiptarë të çertifikuar pranë IEKA (Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar) trajnohen me SKK, Financa 5, Alpha Business dhe programet lokale. Kurrikula e universiteteve shqiptare dhe qendrave të trajnimit profesional si Trajnimi Im, Smart Center dhe AlProfit Education nuk mbulon QuickBooks.

Kur ndërroni kontabilist, gjë që ndodh herë pas here, kontabilisti i ri do të ketë nevojë për kohë të konsiderueshme për të kuptuar strukturën e vendosur në QuickBooks. Kjo ngadalëson tranzicionin dhe rrit kostot. Me Financa 5 apo Alpha Business, kontabilisti i ri e njeh sistemin nga ditën e parë dhe fillon punën pa periudhë adaptimi të gjatë.

AlProfit Consult dhe disa qendra trajnimi ofrojnë shërbime QuickBooks në Tiranë, por kjo mbetet një niche shumë e ngushtë, jo ekosistemi standard i kontabilitetit shqiptar.

QuickBooks vs Financa 5: Krahasim i Drejtpërdrejtë

Financa 5 është softueri i kontabilitetit me bazën më të madhe të perdoruesve në Shqipëri. Krahasimi i drejtpërdrejtë tregon qartë avantazhet e çdo produkti.

KriteriQuickBooks OnlineFinanca 5
Certifikim fiskal AKSHI/DPTJoPo
Plan kontabël SKKJo (manual)Po (gati nga instalimi)
Deklarata TVSH për eFilingJoPo
Listëpagesa E-SIG 025JoPo
Pasqyra financiare sipas SKKJoPo
Integrim bankat shqiptareJoPjesërisht
Ndërfaqe shqipJoPo
Çmimi bazë ALL/vitrreth 39,600 (pa fiskalizim)30,000-50,000 (gjithëpërfshirëse)
Njohur nga kontabilistët shqiptarëPakShumica absolute
Raporte sipas US GAAP/IFRSPoJo
Akses cloud nativPoJo
App mobilePoJo

QuickBooks është superior vetëm në dy aspekte: aksesi cloud nativ dhe raportet sipas standardeve ndërkombëtare (US GAAP, IFRS). Financa 5 fiton në gjithçka tjetër, përfshirë çmimin kur llogaritet kostoja totale me fiskalizimin.

Nëse biznesi juaj ka nevojë për raporte sipas US GAAP ose IFRS për aksionarë ndërkombëtarë, QuickBooks ka vend si vegël plotësuese. Nëse biznesi juaj është tregti apo shërbim lokal shqiptar, nuk ka arsye praktike.

Për një analizë të thelluar të Financa 5 dhe moduleve të tij, shikoni udhëzuesin tonë të plotë.

Kur ka Kuptim QuickBooks në Shqipëri

Ka skenarë specifikë ku QuickBooks mund të justifikohet si pjesë e ekosistemit tuaj:

Kompanitë ndërkombëtare me operacione në Shqipëri. Nëse selia qendrore në SHBA, MB apo Australi përdor QuickBooks dhe kërkon raporte të konsoliduara sipas US GAAP, dega shqiptare mund të mbajë QuickBooks për raportimin e brendshëm ndaj grupit. Gjithsesi, duhet të mbajë edhe software lokal të certifikuar për gjithë detyrimet ligjore shqiptare: fiskalizim, TVSH, listëpagesa.

Bizneset me klientë amerikanë ose britanikë që kërkojnë fatura sipas formateve ndërkombëtare. Për shërbime B2B të eksportit, QuickBooks mund të menaxhojë marrëdhënien me klientë të jashtëm dhe revenue tracking sipas formatit të njohur për ta. Por faturat për klientët vendas duhet doemos të fiskalizohen me software shqiptar të certifikuar.

Kontabilistë shqiptarë me klientë diasporë. Disa kontabilistë lokalë ofrojnë shërbime për emigrantë shqiptarë me biznese të vogla jashtë vendit ku QuickBooks është standardi lokal i tregut. Kjo është aplikim i vlefshëm për atë segment specifik të klientelës.

Në të gjithë skenarët e mësipërm, QuickBooks nuk zëvendëson softuerin lokal shqiptar por shtohet mbi të. Nëse situata juaj nuk i korrespondon ndonjërit prej tyre, investimi nuk justifikohet financiarisht ose ligjërisht.

Alternativat e Rekomanduara për Bizneset Shqiptare

Bazuar në nevojat specifike të tregut shqiptar, ja cilat programe ofrojnë vlerën më të mirë:

Financa 5 për Bizneset me Nevojat e Plota Kontabël

Softueri me bazën më të madhe të perdoruesve në Shqipëri (4,000+ biznese). Desktop, Windows-only, por i plotë në çdo aspekt lokal: SKK, fiskalizim, eFiling, listëpagesa, magazina, aktive fikse, qendra kostoje. Suport 24/7 nga ISD, ekosistem trajnimi i gjerë (Trajnimi Im, Smart Center, AlProfit Education). Kontabilistët e njohin. Çmimi bazë 30,000-50,000 ALL/vit gjithëpërfshirëse. Zgjedhja standarde për bizneset 3-50 punonjës me operacione të plota.

Alpha Business (IMB) nëse keni nevojë për Cloud

IMB shërben 7,000+ klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Alpha Web ofron akses cloud të plotë, duke kompensuar kufizimin e Financa 5 Desktop. Plan kontabël SKK, integrim fiskalizimi, deklarata tatimore, listëpagesa. Çmimi llogaritet sipas numrit të përdoruesve dhe paketës. Zgjedhja e duhur kur keni nevojë për akses nga vende të ndryshme ose punë remote me ekip të shpërndarë.

Bilanc për Bizneset e Vogla dhe Freelancerët

Program cloud shqiptar me ndërfaqe të thjeshtë dhe çmim të ulët. SKK, fiskalizimi, deklaratat bazë. I përshtatshëm për person fizik, freelancer dhe biznese me 1-2 punonjës. Nuk ka modulet e avancuara të Financa 5 Enterprise, por për nevoja bazike funksionon pa kompleksitet të panevojshëm.

DevBooks bashkë me devPOS si Zgjidhje e Integruar

Nëse keni pikë shitje (dyqan, kafe, restorant) me devPOS tashmë të instaluar, DevBooks (i lançuar janar 2025) ju jep kontabilitetin e plotë me të njëjtin abonim. Shmang problemin e dy sistemeve të ndara. I ri në treg, por bazohet në infrastrukturën e devPOS-it me 22,500 klientë aktive. Zgjedhja e duhur nëse biznesi juaj ka volum të lartë transaksionesh POS dhe nevojë për unifikim të të dhënave.

Nëse nuk jeni të sigurt cili program i përshtatet biznesit tuaj, na kontaktoni. Ne punojmë çdo ditë me këto softuerë dhe mund t'ju japim këshillë konkrete sipas llojit dhe madhësisë së biznesit.

Vendimi Final: A duhet të Instaloni QuickBooks?

Nëse jeni biznes lokal shqiptar: jo. QuickBooks nuk mbulon fiskalizimin, nuk gjeneron deklaratat tatimore shqiptare dhe kushton më shumë sesa alternativat lokale edhe para shtimit të softuerit të detyrueshëm të fiskalizimit. Zgjidhni Financa 5, Alpha Business ose Bilanc sipas nevojave dhe madhësisë.

Nëse jeni filial shqiptar i kompanie ndërkombëtare: mundshëm po, si shtresë e dytë për raportimin e grupit sipas US GAAP. Por detyrimet shqiptare duhen mbuluar patjetër me software lokal të certifikuar.

Nëse jeni duke zgjedhur për herë të parë: konsultohuni me kontabilist të çertifikuar IEKA para çdo investimi. Zgjedhja e gabuar e softuerit kushton jo vetëm para, por edhe kohë, ndërlikimet e tranzicionit dhe gjoba nga deklaratat e pasakta.

Pyetje të shpeshta

A funksionon QuickBooks në Shqipëri?
QuickBooks funksionon për kontabilitetin e brendshëm, por nuk plotëson kërkesat e fiskalizimit shqiptar. Duhet përdorur bashkë me softuer fiskalizimi.
A ka alternativa vendase për QuickBooks?
Po. Financa 5, Alpha Web, Bilanc dhe Nsoft janë softuere shqiptare që përfshijnë fiskalizimin, listëpagesën dhe raportimin sipas SKK-ve.
Pse nuk mjafton QuickBooks vetëm?
QuickBooks nuk ka integrim me sistemin e fiskalizimit (CIS), nuk gjeneron fatura me kod NIVF, dhe nuk mbështet deklaratat tatimore shqiptare.
Rezervo Konsultën — €30